“Nuk ke shans. ti s’e di nga jam unë”, p.las në Kuvend, debat i ashpër mes Lleshaj dhe deputetit



Debat i ashper sot ne Kuvend mes Sandër Lleshaj dhe Myslim Murrizit.



Teksa ministri fliste në foltore, Murrizi, ndërhyri nga vendi duke i kërkuar të mos bëjë shoë me deputetët dhe policinë, por ministri Lleshaj tha se deputetët janë të parët që duhet të japin llogari para ligjit.



Myslym Murrizi: Tre ministra në 30 vite, Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit.

Sandër Lleshaj: Unë krahasohem vetëm me veten time dhe modele të tjera e nuk besoj që vlen te me beni krahasime me njeri, nuk e keni ate tager xhanem. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari e duhet te hapin model. Nese deputetet shkelin ligjin…

Myslym Murri ndërhyn nga vendi.

Ruci: Zoti Murrizi e mbarove diskutimin tend.

Sandër Lleshaj: Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimide ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi.

Myslym Murri ndërhyn nga vendi.

Sandër Lleshaj: Mos u përpiq të trashësh zërin sepse e ke organikisht të pamundur ta trashësh, sidomos me mua. Ti s’e di se nga jam unë more!