“Nuk kemi një projekt konkret”, Grida Duma mohon propozimin e ambasadores së SHBA

Ish-deputetja Grida Duma ka thënë mbrëmjen e sotme se PD dhe ajo personalisht nuk kanë deri tani në asnjë propozim konkret për aplikimin e sistemit zgjedhor danez në Shqipëri, sistem me lista të hapura.

“Nuk kemi një projekt konkret. Unë përvete nuk e kam lexuar. Nëse është ndonjë propzoim amerikan unë them duhet ta lexojmë me vëmendjen. Është një propozim për tu parë më vëmendje.

Pak a shumë kam dijeni për sistemin danez, aplimikim e listave të hapura që bëhet atje. Por ne ende nuk kemi lexuar një variant të tillë. Unë personalisht nuk e kam lexuar”, tha Duma në RTV Ora.

Ndërkohë, ekzistencën e këtij propozimi e ka mohuar dhe kreu i PD Lulzim Basha i cili ka thënë se nuk kishte dijeni fare. Por ndryshe është shprehur aleati republikan i Bashës, Fatmir Mediu, deputetja Hajdari e Astrit Patozi, të cilët kanë konfirmuar ekzistencën e propozimit të diplomates së SHBA në Tiranë Yuri Kim.