Nuk do ketë më WhatsApp për këto telefona pas 31 dhjetorit

WhatsApp ka zbuluar se do të ndalojë mbështetjen për një numër të pajisjeve deri në fund të këtij viti. Para smartphone-ëve, Nokia Symbian ishte sistemi operativ më dominues në tregun e telefonisë. Pavarësisht shfaqjes në pajisjet legjendare Nokia, sistemit operativ duket se po i vjen fundi shumë shpejt.

Aplikacioni më i njohur për mesazhet, WhatsApp ka lëshuar një deklaratë duke përmendur sistemet operative që nuk do të marrin mbështetje nga kompania pas përfundimit të vitit 2016. Njoftimi është bërë në muajin shkurt të këtij viti.

Kompania beson se teknologjia e nevojshme për të inkorporuar shërbimet e fundit dhe sigurinë brenda aplikacionit nuk është në dispozicion në këto sisteme operative. “Ndërkohë që këto pajisje mobile kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, ato nuk ofrojnë llojin e aftësive për të cilat ne kemi nevojë për të zgjeruar shërbimet e aplikacionit tonë në të ardhmen.”

Këto janë sistemet operative që nuk do të kenë qasje në Whatsapp pas 31 dhjetorit:

BlackBerry OS dhe BlackBerry 10

Nokia S40

Nokia Symbian S60

Android 2.1 dhe Android 2.2

Windows Phone 7.1

iPhone 3GS / iOS 6

Kompania rekomandoi përditësimin në një Android, iPhone, ose Windows Phone më të ri para përfundimit të vitit 2016 për të vazhduar përdorimin WhatsApp.

Lexo edhe: