Nuk kishte ndodhur prej 11 vitesh/ Rekordi i ri i Euro, ja me sa u këmbye sot…

Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.11, me një rënie prej 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme, duke kaluar në këtë mënyrë dhe rekordin minimal prej 124.17 lekë që u arrit në fillim të muajit qershor. Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me kërkesë ofertën, konkretisht me ofertën e lartë të eurove dhe qarkullimin e dobët të monedhës vendase. Sipas tyre, në nëntor aktiviteti tregtar nuk ishte në nivelet e pritura, ndërsa shumë shqiptarë ikën jashtë për të festuar dhe me kthimin në vend kanë këmbyer eurot e tepërta.