Nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit, Haradinaj zbut tensionin: Rama është vëllai im

Ishin tema e ditës për ditë me radhë.

Pas akuzave të njëpasnjëshme me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se ka dashur të qetësojë situatën e rënduar mes tyre.

Teksa u pyet nga gazetarët gjatë një deklarate për mediat, Haradinaj tha se Ramën e ka vëlla ashtu si gjithë shqiptarët, ndonëse më parë quajtën njëri-tjetrin gënjeshtar.

‘Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë. Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për Samitin e Berlinit’, tha kryeministri i Kosovës.