Nuk mban dot lotët para Rudinës/ Senada jep lajmet çdo ditë, por ja si e nisi punën në Shqipëri

Senada Jaho është një nga spikeret e lajmeve të njohura të ekranit shqiptar.

E diplomuar në Itali, por pas kthimit në Shqipëri zgjodhi të jetë pjesë e televizionit.

Rrugëtimin e saj në televizion e ka nisur fillimisht në Tv Klan si kuratore imazhi, e më pas si spikere lajmesh në televizione të tjera.

Jemi mësuar ta shohim serioze në ekran, por në jetën e saj të përditshme ajo është tejet sportive.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku rrëfeu lidhjen me tezen e saj, ish-deputeten Mesila Doda.

Ajo tregoi se ka jetuar me të në shtëpinë e gjyshërve pas humbjes së nënës së saj kur ishte vetëm 3 vjeç. Teksa fliste për nënën, spikerja nuk i mbajti dot lotët, ndërkohë që tregoi se mban mend se donte të qëndronte gjithmonë pranë saj.

“Me tezen kam marrëdhënie shumë të ngushtë për shkak se unë jam rritur tek familja e gjyshërve. Mesila ishte ende e pamartuar dhe jetonim të gjithë bashkë për shkak të tragjedisë që unë kam pasur brenda familjes time. Mamaja ime ka vdekur shumë e re ,unë isha shumë e vogël, vetëm 3 vjeç dhe menjëherë vajta tek shtëpia e gjyshërve. Aty u rrita dhe kam marrëdhënie shumë të ngushta me të gjithë. Nuk kam shumë kujtime nga nëna ime. Mbaj mend kur më tregonte përralla, kur rrija shtrirë, doja gjithmonë të rrija pranë saj. Nuk mbaj mend shumë sepse kam qenë shumë e vogël. Nga njëra anë edhe mirë është kjo gjë sepse nuk e kam përjetuar aq shumë sa ime motër. E kam përjetuar patjetër gjatë rritjes, sepse nëna është nënë dhe të mungon. Edhe tani që sa vjen e rritem do doja të më shikonte. Ajo është gjithmonë pranë meje”, tha Jaho.