Nuk mbante dot të qeshurën, burri me jeshile që po tërbon internetin (pamjet)

Ky burrë nga Arizona nuk e kishte menduar se reagimi i tij do të bënte botën të mbante barkun me dorë pasi një video me të qeshurën e tij po shpërndahet gjerësisht online.

Kur u kthye në shtëpi nga një takim që kishte pasur me këshillin e qytetit u njoh me videon që po bën namin në internet, pas të qeshurës së tij histerike si reagim ndaj një grupi mbështetësish të zemëruar të Presidentit amerikan Donald Trump.

https://www.youtube.com/watch?v=grIKdZYDJA8

Mijëra persona e kanë shpërndarë videon ose imazhet e animuara të njeriut me hashtagun #GreenShirtGuy, të cilin e kanë quajtur një hero të ditëve moderne.

I veshur me këmishën e gjelbër të veçantë, burri thjesht nuk mund të ndalte së qeshuri në mënyrë histerike pasi një burrë dhe një grua e veshur me kapele “Make America Great Again” (MAGA) ndërprenë një takim të këshillit të qytetit në Tucson, Arizona të mërkurën.

g4g3g2g1