Nuk ndalen/ Çudia e madhe në Vaun e Dejës, kryebashkiaku jep tenderin që shkatërron pasurinë e të gjithëve

Nuk kanë të sosur çuditë me tenderat publik në bashkitë e vendit. I tillë është edhe rasti i bashkisë Vau Dejes, që e ka nisur 2020, me tenderin e parë që jep me qera ekonomi pyjore që kalojnë në zona të rëndësisë së veçantë si Drin, Gjader dhe Kçire me qëllim depozitim të materialeve inerte. Absurde se si një bashki që prioritare duhet të ketë mbrojtjen e mjedisit, i jep dritën jeshile të tillë tenderave, që në vetvete jo vetëm ndotin një pasuri të tillë, por pasojat i shtrijnë me dekada. Nëse në këtë bashki ka një landfild për mbetjet urbane, për ato inerte i gjithë veriu i Shqipërisë nuk e ka një të tillë dhe bashkitë shpejtojnë kudo që të zënë hapësira të lira, t’i mbushin me interte, që më pas devijojnë shtretër lumenjsh, shkatërrojnë fonde pyjore dhe kthejnë tokat bujqesore të papërdorshme. Në Vau Dejës bashkia mendon më gjatë, që këtë sipërfaqe e ndan në lote, e mjaftohet me kaq, duke mos i përcaktuar firmave që fitojnë, edhe aty ku është toka djerr, që pas përmbylljes së kontratës, sic e do ligji të bëjnë pyllëzimin e saj dhe gjelbërim, duke shmangur imazhet tronditëse, e ndotjen e lartë. Kontrata në fjalë është parashikuar e tillë:

Loti I: Fillimi i procedurave për dhënien me qira të ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë,ngastra nr. 4,në siperfaqe prej 0.8444 ha“ Për depozitim te materialeve inerte,Zhure” me afat përdorimi (qiraje ), 9(nëntë) vite.

Loti II: Fillimi i procedurave për dhënien me qira të ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë,ngastra nr. 13,në siperfaqe prej 0.21 ha“ Për depozitim të materialeve inerte,zhure” me afat përdorimi (qiraje ) 1(nje) vit. Vlera fillestare:

Loti I.Çmimi dysheme i fillimit të konkurimit është 440 000 leke/ha vit dhe për 0.8444 ha është 371 536 lekë në vit në siperfaqe djerre/inproduktive , e përllogaritur kjo sipas VKM nr. 1064, datë 22.10.2010, lidhja 2.pika 6/1 “Për disa ndryshime në vendimin numër 391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”.

Loti II.Çmimi dysheme i fillimit të konkurimit është 540 000 lekë/ha vit dhe për 0.21 ha është 113,400 lekë në vit në siperfaqe djerre/inproduktive , e përllogaritur kjo sipas VKM nr. 1064, datë 22.10.2010, lidhja 2.pika 6/1 “Për disa ndryshime në vendimin numër 391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”./SHkodraNeës