Nuk ndalen lëkundjet, tërmeti 4 ballë godet …

Mediat turke njoftojne per nje tjeter lekundje te forte qe ka t r onditur Turqine.

Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri të ditur se një tërmet me fuqi prej 4 ballë goditi te dielen Turqinë në pjesën jugperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

AFAD tha se tërmeti i përqendrur në Detin Mesdhe të krahinës së Muglës goditi në orën 10:50 të mëngjesit.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej afër 109 kilometra, ndërsa u ndje në qytetin turistik të Marmarisit, rreth 144 kilometra larg.