Nuk ndalen protestat, ja cila rrugë bllokohet në Shkodër

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të vijojë me bllokimin e akseve rrugore në shenjë proteste ndaj qeverisë Rama. Kështu, çdo të enjte do të bllokohen rrugët kryesore në vend.

Pas të enjtes së kaluar ku u bllokua kryqëzimi i Milotit në veri, këtë të enjte është zgjedhur një aks tjetër. Kështu, PD Shkodër do të organizojë pasditën e së enjtës të 2 majit një tjetër protestë në ora 18:00.

Këtë herë do bllokohet rruga në Kryebushat. Një formë e mos-bindjes civile, është kjo mënyra që kanë zgjedhur demokratët për të përçuar mesazhin e tyre të pakënaqësisë ndaj kryeministri Rama. /ShkodraNews