Nuk ndalet rritja e shifrave, situata drejt përkeqësimit, ja sa raste të reja kishte sot



Situata duket se po shkon drejt perkeqesimit edhe ne Kosove. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të mërkurën (28 tetor) janë konfirmuar 281 të infektuar pas 932 testeve.



Ndërsa katër persona e kanë humbur jetën në pak orë nga Covid-19.



Raste aktive aktualisht janë 2.658.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar si të shëruar edhe 97 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë infektuar 18.626 persona, prej të cilëve 673 kanë vdekur ndërsa 15.295 janë shëruar.