Nuk ndalet Saimir Tahiri, bën deklaratën e bo.mbë, flet për shan.tazhe dhe kër.cënime

Teksa pritet që nesër të dalë në një komunikim me mediat, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli pak më parë në një lidhje telefonike në TVSH.

Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës. Ai shtoi se nuk është një njeri i prapaskenave, por i drejtpërdrejtë dhe beson se vendimi i dhënë ka qenë me sforco.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nu do isha këtu ku jam e nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, deklaroi Tahiri.