‘Nuk ndjehem i zhgënjyer’, flet Brdaric pas shkarkimit: Nëse ke pritshmëri…



Që prej mbrëmjes së djeshme, Thomas Brdaric nuk është më trajner i Vllaznisë. Ndonëse klubi shkodran nuk e ka zyrtarizuar, është vetë trajneri gjerman që në një prononcim për “RTSH” ka konfirmuar një gjë të tillë.



Tekniku 46 vjeçar u shpreh se nuk është aspak i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur dhe ka lënë të kuptohet se kjo krizë në klub është pasojë e faktit se është rritur pritshmëria përtej asaj që mund të ishte mundësia reale e skuadrës, me sa duket duke iu referuar diskutimeve për titullin kampion.



“Jo, pse duhet të jem i zhgënjyer. Ne jemi Vllaznia, ne jemi në Shkodër, ne punojmë në maksimum. Por, nëse ke pritshmëri shumë më të larta, duhet të ruash qetësinë dhe nëse ti zgjedh t’i bësh lëmsh pritshmëritë, kjo nuk është mendësia ime. Kjo do të thotë të ëndërrosh, por unë mendoj se ne duhet të jemi të qartë në mendjen tonë dhe unë mendoj se skuadra dhe grupi teknik janë të qartë. Por unë mendoj që nuk është përgjegjësia ime të gjykoj të tjerët”, ishin falët e Brdaric për mënyrën se si u mbyll aventura e tij në Shkodër.