Nuk paska qenë vetëm një palë që ka që.lluar, br.esh.ëri plu.m.bash edhe nga…

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, dukej i mirë organizuar në pamje të parë, por autorët dështuan në realizimin e objektivit. Nga të shtënat me ar.më, humbi jetën Andi Maloku, ndërkohë që u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin “Rrumi”.

Pranë mbikalimit të Shkozetit i dyshuari Redjan Rraja, bashkë me një person tjetër, sipas burimeve policore dhe hetimore, hapën zja.r.r ndaj makinës së prokurorit Ndoja. Ata dyshohet se qëlluan me dy ka.llas.hnikovë me bre.sh.ëri, por nuk vijuan sulmin, në momentin që makina ku udhëtonte prokurori doli jashtë rruge.

Gazeta Mapo mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja që nuk i përkasin dy ka.lla.shnikovëve që u gjetën në makinën e autorëve. Grupi hetimor mendon se është që.lluar nga një makinë tjetër, por jo drejt prokurorit, por drejt automjetit të atentatorëve. Dyshimet bien mbi një person që mund të jetë shoferi i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”.

Aleksandër Laho po udhëtonte me makinën e prokurorit dhe automjeti ku ndodhej edhe shoferi i tij po e ndiqte nga pas. Sapo atentatorët kanë filluar të qëllojnë drejt prokurorit, aty ku ndodhej edhe Aleksandër Laho, dyshohet se shoferi i këtij të fundit ka qëlluar me pistoletë ndaj automjetit të autorëve. Kjo mendohet se ka qënë arsyeja pse i dyshuari Redjan Rraja dhe dy persona të tjerë janë larguar direkt, duke mos vijuar të qëllojnë drejt makinës ku ndodhej Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Gazeta Mapo mëson gjithashtu edhe arsyen se pse autorët nuk e kanë djegur dot makinën pranë Ishmit. Bëhet e ditur se Redjan Rraja dhe dy personat e tjerë, nuk e kanë hapur dot direkt bagazhin ku ndodheshin shishet me benzinë, dhe nga frika se mos i ndiqte automjeti ku ndodheshin miqtë e Aleksandër Lahos, janë larguar me shpejtësi, kjo edhe për t’i shpëtuar zbulimit.

Ndërkohë Prokuroria e K.ri.meve të Rënda, do të ndryshojë akuzën ndaj Redjan Rrajës dhe dy personave të tjerë, të cilët tashmë do akuzohen për pl.ag.osje ndaj dy ose më shumë personave, dhe për vrasje me paramendim, pasi humbi jetën Andi Maloku. Po ashtu, akuzohen edhe për grup të strukturuar kr.im.inal.

Aktualisht i arrestuar për atentatin është Redjan Rraja, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person nga Lushnja. mapo