Nuk po merr veten nga ndarja me të dashurën, moderatori shqiptar: Ma ka bërë zemrën thërrime

Isli Islami është një nga moderatorët më të pëlqyer të emisioneve të mëngjesit.

Ai është mjaft aktiv dhe në rrjetet sociale dhe shpesh shkruan dhe me ndjekësit.

Ditën e sotme, moderatori i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka treguar për herë të parë një histori dashurie e cila siç duket nuk ka përfunduar dhe aq mirë.

Isli është pyetur nga fansat se nëse ka thyer apo i është thyer ndonjëherë zemra nga ndonjë vajzë dhe përgjigja e tij ka qenë shumë e sinqertë.

“Për të ma thyer, ma kanë thyer ma kanë bërë thërrime…unë besoj/ shpresoj se nuk e kam bërë deri më tani!”- është përgjigjur Isli duke mos zbuluar më shumë për vajzën në fjalë.