Nuk pritej të ndodhte kaq shpejt, sinoptikanët thonë se në fundjavë ka rrezik për…

Sipas meteorologeve te IGJEUM, sot (e shtunë, dt 2 qershor) pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet priten kryesisht gjatë ditës së nesërme (ku përsëri, pjesa e dytë e ditës ka mundësi më të larta për reshje).

Në zona shumё të kufizuara mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C

ERA do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.

ZJARRET NË PYJE

Sot (e shtunë, dt.02) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarkun Kukës dhe “I ULËT” në qarkun Fier (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rrezik “I ULËT” pritet nё zona shumё tё kufizuara në qarqet Shkodër (Perëndim), Lezhë (Perëndim), Korçë (Lindje) dhe Vlorë (Veri dhe Jug). Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik. Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatë mesditës së sotme.