“Nuk shoh asnjë ndryshim”, Artan Fuga zbulon prapaskena për reformën zgjedhore

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga nuk sheh se vendi do të përfitojë ndonjë ndryshim nga reforma zgjedhore, pasi sipas tij ajo është shprehje e burokracisë.

“Kodi Elektoral nuk bëhet me nxitim. Shit-blerja e votës në zgjedhje është faktuar tashmë. Palët duan të ruajnë votat nga njëri-tjetri. Nëpunësi publik duhet që të ketë një ligj, që ai të mos ketë ndikim nga partitë politike. Duhet rregulluar gjithçka që të garantohet liria e votës”, tha Fuga, në një intervistë në “News 24”.

“Unë mendoj se palët janë dakord në thelb për këtë që ne duam , pra Kodin Elektoral. Mua më bëhet qejfi që më në fund qytetarët kanë kuptuar se populli dhe deputeti apo përfaqësuesi nuk ka asnjë lidhje”, tha ndër të tjera akademiku.