“Nuk u bë gurgule, mori vetmë 22 like në FB”, babai i Xhuljas së arrestuar për përhapje paniku: Nuk e takova dot vajzën se…

Babai i Xhuljana Aliaj, 25 vjeçares që u sot u la me ‘detyrim paraqitje’, dy herë në muaj nga gjykata pasi u arrestua per perhapje paniku, shprehet i keqardhur me vendimin e Gjykatës, madje ai shton se vajza e tij thjeshtë ishte e frikësuar.

“Nuk jam i kënaqur fare. Nga biseda me njërzit nga përvoja, nuk ka bërë ndonjë gjë që të rrijë dyerve të gjykatës. Është një fëmijë, u frikësua thirri njerzit e vet, ndoshta dikush dhe nuk e din. Ajo ka marrë vetëm 22 like në Facebook, nuk u hap në Shqipëri e nuk u bë gurgule.

Ndoshta është dhe moshe e re, ndoshta se ashtu e ka ndje, unë jam baba dhe frikësohem për vetën tim. Jo një fëmijë, një fëmër dyerve të gjykatës, dreqi e mori. Është turp!

Nuk më kanë lënë ta takoj. Personeli janë njerëz të edukuar se ku e kanë helmin më lart nuk e di. Më thanë nuk mund ta takosh, arsyen nuk mundemi. Ishalla e kemi shtetin e fortë dhe për punë të tjera siç e ka për këto v iktima që i fut b urgjeve.”- u shpreh ai.