Nusja shkon në altar gati të martohet, aty zbulon surprizën e hidhur që i kishte bërë vjehrra

Që marrëdhënia nuse vjehrrë nuk është asnjëherë e mirë dihet, e të rralla janë ato raste kur bëhen si nënë e bijë, kësaj vajze humori i është prishur pa u martuar akoma.

Ajo ka zbuluar historinë prekëse të ditës së dasmës së saj kur tha se vjehrra kishte zgjedhur të vishte një fustan martesor në ceremoninë e dasmës së djalit të saj, për tu dukur edhe ajo si nuse.

Amy Pennza, nga Kirtland, Ohio, kishte shkruar të mërkurën e 19 qershorit historinë e saj në Twitterin e Jimmy Fallon, i cili iu kërkoi ndjekësve që të tregojnë dështimin e martesës që ata kishin përjetuar apo kishin marrë pjesë.

Në përgjigje të Twitterit, Amy zbuloi se vjehrra e saj shkoi në ceremoninë e saj me një fustan të bardhë, martesor. Kjo histori i tronditi përdoruesit e Twitterit.