Nusja shqiptare i jep një mësim të mirë njerëzve të burrit, postimi i saj në FB ka marrë mijëra reagime

E kush nuk e di se kur vjen në jetë një fëmijë, gjithcka ndryshon. Këtu përfshihet edhe raporti me njerëzit, që të japin këshilla pa fund, pa ua kërkuar e pa qenë të nevojshme.

Për këtë situatë, ka shkruar një nënë, e cila e ka kaluar edhe me humor e sportivitet, duke bërë një njoftim në FB.

Këtë e ka shpërndarë edhe mjeku i njohur Ismail Lutolli.

SHKRIMI

Në kete shtepi ka arritur nje femije prandaj :

Na thirrni paraprakisht ne telefon nese jemi te gatshem per vizita;

Evitoni puthjet per bebin;

Larja e duarve tuaja do te vleresohej shume nga ne;

Nese jemi duke fjetur mos na zgjoni;

Ketu nuk pihet kurre duhan;

Evitoni te na jepni keshilla nese nuk jua kerkojme si: ushqeje me gji, mos e ushqe me gji,po qan shume ,mos e mbaj ne krahe,zgjoje,mos e zgjo…etj.etj.

Mos harroni:Jam mamaja e tij dhe do t’i mesoj te gjitha !