Nxituan të hapnin shampanja, sot socialistët e Shkodrës mbajnë frymën. E shkuara e errët e Valdrin Pjetrit i rrezikon të gjithë

Socialistet e Shkodres po perjetojne ore aspak te qeta e mes tyre edhe vete kandidati fitues i zgjedhjeve te 30 qershorit, Valdrin Pjetri.

Prej denoncimit publik te partise demokratike e cila i kerkon prokurorise se pergjithshme te hetoje mbi te shkuaren e Pjetrit ne Itali ne vitet 2001 – 2002, si dhe vertetesine e formularit te dekriminalizimit, tek Pjetri por edhe nje pjese e socialisteve, madje perfshire edhe kryeministrin Rama nuk ka qetesi.

Euforia e fitores se Shkodres rrezikon tu shfryhet e madje tu kthehet ne nje shuplake te forte qe mbi te gjitha do te ishte e rende se pari per Ramen e me pas te gjithe socialistet qe shperthyen ne shishe shampanje pas 30 qershorit se moren torten e deshiruar prej 29 vitesh, bashkine Shkoder.

Burime per Shkodranews tregojne se ka mes socialisteve qe kesaj qe po ndodh i jane gezuar jo pak, e madje po ferkojne duart. Te tjeret me shume zhgenjim kane per faktin se kane ndare edhe vendet e punes dhe i druhen faktit se mund te kete riperseritje te zgjedhjeve nese vertetohen akuzat.

Reagimi i se shtunes i vete Pjetrit ne disa media ngjante me shume si shenje frike dhe hedhje pluhuri qe tentonte te shperqendronte vemendjen e opinionit publik, sesa me force dhe pa asnje hezitim te deklaronte pafajesine e tij dhe pastertine e figures.

Ne vetvete Pjetri e di me mire se cfare po kalon dhe kujt i referohet PD me akuzat qe ngre, pasi per te shkuaren e tij prej prezantimit si kandidat i PS per Shkodren edhe folur jo pak per ane te erreta ne shtetin fqinj.

Kjo qe po ndodh rrezikon te shtyje edhe betimin e tij si kryebashkiak qe ishte parashikuar ne javen e dyte ose te trete.

Edi Rama ka kerkuar te pritet fjala e prokurorise dhe te sqarohen rrethanat ne te cilat gjendet i besuari i tij me drejtesine Italiane./ShkodraNews