Nxjerr foto për herë të parë pas lindjes së vajzës, por Olta Boka ka një kërkesë për fansat: Mos i vini re…..



Këngëtarja e njohur Olta Boka ka habitur fansat me foton e fundit të publikuar pak javë pas lindjes së vajzës së saj.



Përmes instagramit, ajo ka postuar një selfie me statusin e saj më të ri, atë të të qënurit nënë.



Olta duket shumë e freskët, ashtu natyrale pa asnjë grimcë make-up.

“Mos I vini re vetullat e mia. E ka fajin Gaia që më do për vete’, shkruan ajo në statusin e saj, duke nënkuptuar kështu përkushtimin që do një fëmijë i sapoardhur në jetë.