Nxori fotografinë e rëndë në Kuvend, deputetja shqiptare tregon kush ia dha zarfin dhe kërkon…

Fotografia që qarkulloi dje në Kuvend dhe internet, nuk qenka e vërtetë.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është pyetur nga prokurorët special për rastin, para gazetarëve, në një paraqitje tejet të shqetësuar, e zhgënjyer tha se nuk e ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë e saktë.

“Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina.

“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.

Ajo thotë që fotografinë nuk e ka verifikuar në momentet e fundit ndërsa ka kërkuar falje.

Brovina, ka thënë se fotografinë që e ka publikuar dje në Kuvendin e Kosovës, ia ka dhënë një kolege e saja në vitin 2003, konkretisht ish-deputetja e LDK’së Mevlyde Saraqi, që në atë kohë ka mbajtur postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Ndërkohë Brovina për rastin e fotografisë e përmend edhe një tjetër person që është i involvuar e që nuk ia mbanë mend emrin. Thotë që ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut.

“Kurr skam mëndu që dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj dhe me guxim e kam përdorur, dhe me të drejtë, sepse shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur pozita të ngjajshme mos të themi identike. Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë diçka që nuk mund të jetë i sakt”, ka thënë ajo.

“Saktsinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit. Për të gjitha rastet”, thotë Brovina.