“O jam unë mbrapa bote ose…”, Ardit Gjebrea shtanget në emision pas asaj që dëgjoi

Griselda ka një problem me nënën. Ajo gjithë kohës e kontrollon dhe monitoron dhe nuk e lejon të dalë me shoqet. Për këtë arsye, Griselda e ka ftuar në studio dhe ka një kërkesë të veçantë për të.

Por moderatori Ardit Gjebrea ka mbetur pa fjale ne nje moment nga kerkesa e vajzes.

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë gjë specifike me mamin apo probleme në familje me të tjerët dhe ti e vuaje?

Griselda: Probleme me të tjerët, por edhe me mamin më shumë. Në 9-vjeçare kur kam qenë, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shok.

Ardit Gjebrea: 15 vjeç, le të themi.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ku doje të shkoje ti?

Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe..

Ardit Gjebrea: Kafe.. 15 vjeç? Një minutë se po më duket vetja si mami yt… Është normale 15 vjeç?? Jo- thotë publiku…

Griselda: Ose në ndonjë vend…

Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?

Griselda: Po dilnin.

Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.