“O lëngaraq…bëj detyrën për të cilën të kemi voto mos bëj reklamë”, qytetarët i vërsulen Ramës

Kryeministri, Edi Rama sillet si të ishte drejtuesi i një organizate bamirëse dhe jo si kryetar shteti. Në përpjekje për të fituar simpatinë e njerëzve, duke ndihmuar disa në nevojë, Rama duket se ka marrë të kundërtën e saj që ka synuar.

Shumë mesazh negative në drejtim të tij janë lënë nga qytetarë të ndryshëm në videon e postuar sot ku familja e Ëngjëllush Hysenllarit nga Sovjani i Korçës i është rikonstruktuar shtëpia.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan Rama ndërsa një prej komentuesve ia kthen: “Ik o langaraq”.

Disa nga komentet e tjera:

 “Nuk vjen behari me nje lule zoti kryeminister po ndertoni pallate te rregulloni popullin keni 30 vjet ne demokraci keni ndertuar sarajet e juaja si ju dhe te tjeret per popullin nje celes shtepie jepni.”

 “Shiko ps ne Gramsh eshte per turp e kan kapur element me rekorde kriminale.
Ki kujdesmevendosjen kandidatit
Kryetarja aktuale ka punuar mire….” 

“Mirmengjes Edo na ke premtuar legalizime falas . erjon veliaj na ka vendosur taksen qe nuk mund ta marim legalizimin sepse. jam edhe i papune faleminderit.”

“Po po behen kurset dhe ajo bordella qe keni vene per drejtoreshe ste jep diplomen,,, e ka bere drejtorine e sherbimit profesional zgaver politke …”

“Isha duke ndjek meshen e shejt live edhe sot nuk na le rehat,ndoshta zoti merret nje dit me ty,po ajo eshte detyra juaj prandaj te kemi votuar ska nevoj per reklam!”