“O të gjitha ose…”. Kryebashkiakun e lënë nervat, del me kër.cënime, ja kujt ju drejtua, bo boo

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pak më parë ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha shoqëritë e transportit që nuk dalin në punë dhe mbajnë peng qytetin se do ju hiqet licenca të gjitha kompanive që nuk rifillojnë punën.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.