“O zonjë”…”, Lindita Nikolla tregon bisedën, çfarë i paska thënë kryebashkiaku i Lezhës

Një bisedë interesante ka treguar ish-ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lindita Nikolla që e ka pasur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës gjatë verës. Ajo e tregoi këtë bisedë në një takim me banorët e Lezhës.

Ajo tha se mori në telefon kryebashkiakun e Lezhës për t’i treguar thënë se ndodhet tek “Ranës së Hedhun’, dhe ka shumë papastërti, por përgjigja ishte sipas Nikollës, surprizuese.

“Më tha çfarë ke dashur aq larg o zonjë”, u shpreh Nikolla. “I them kryetarit të Bashkisë se jam te ‘Rana e Hedhun’ dhe ka shumë papastërti. Prita të më thoshte po menjëherë, por më tha çfarë ke dashur aq larg o zonjë. Vota këtu në Lezhë do jetë kuqezi se duam të tranformojmë edhe më shumë Lezhën, se duam edhe më shumë kulturën. Gjithë fjala për t’ju nisur drejt Ramës ishte unë e kam një plan. Lezhjanët janë të mençur e dinë ku është e vërteta ku është puna”, tha Nikolla.