O Zot çfarë është kjo? Shikoni me çfarë u përballen sot pushuesit në Tale të Lezhës

Pamje shokuese vijnë nga plazhi i Tales në Lezhë. Një kalë i ngordhur është hedhur në det.

Trupi i kafshës së ngordhur, ndihmuar nga temperaturat e larta të verës ka shkaktuar një erë te keqe që ka tmerruar pushuesit. Disa janë organizuar vetë për ta nxjerrë kafshën nga deti, pasi asnjë institucion ndonëse të lajmëruara, nuk moren masa për largimin e saj.

Pushuesit u detyruan të braktisin këtë pjesë të plazhit, për shkak se ishte e pamundur larja nga era e rëndë dhe rreziku që ka një kafshë e ngordhur në ujë. Ende nuk dihet se kush ka qënë personi apo personat që kanë hedhur kafshën në këto brigje, por policia e Lezhës pritet të nisë një hetim. Nuk përjashtohet pista edhe e mbytjes qëllimisht të kafshës e më pas lënien në këto ujra./ShkodraNews