O Zot ç’po ndodh? Korça nuk gjen qetësi, tjetër tërmet shkund vendin

Një tjetër tërmet është regjistruar në Korçë pasditen e sotme.

Mësohet se tërmeti ka rënë në orën 15:38 23 kilometra në jug të Korçës.

Lëkundjet ishin me magnitudë 3.0 ballë, ndërkohë ende nuk raportohet për dëme materiale.

Ky është tërmeti i 5 që ka lëkundur ditën e sotme këtë qytet, ndërsa banorët janë frikësuar për të tjera dëme.

Kujtojmë se rreth një muaj tërmetet e njëpasnjëshme dëmtuan dhjetëra shtëpi, ndërsa kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjitha banesat do rindërtohen apo rikonstruktohen.