O zot, e tmerrshme, në spitalet e vendit ndalohen operacionet dhe bërja synet, ja arsyeja absurde

Muaj më parë një shkresë absurde mbërriti në spitalet e vendit ku kërkohej të limitoheshin operacionet për shkak të kostove që krijonte koncesioni i sterilizimit të sallave.

Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë ne vitin 2018, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Pagesat më të larta me koncesionin e sterilizimit duket se kanë kushtëzuar investimet në shëndetësi. Në një raport të posaçëm për ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2018, Fondi ka arsyetuar se, programimi i investimeve ndryshoi në fund të vitit të kaluar, nisur nga pamundësia në realizimin e sistemeve informatike të parashikuara. Mosrealizimet u përdorën për të mundësuar në programe të tjera të shpenzimeve, që rezultonin me tejkalime

Faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro.

Sipas FDSKSH janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje, sipas kompleksiteteve, pa përfshirë paketimet me avull. Burimet nga QSUT pohuan se për këtë shkak është ndaluar kryerja e disa operacioneve të lehta, të tilla si, bërja synet.

Koncesioni i sterilizimit ka zënë 5.1% të shpenzimeve totale në shëndetësi, sipas tabelave zyrtare./Monitor