O Zot, po shkonte se kishte ditën e fundit të shkollës, 12-vjeçari po l.ufton me jetën. Ah çfarë i ndodhi…

Ndodhet në gjendje të rëndë një 12 vjeçar i cili sot paradite u përplas nga një makinë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Mengël.

Ai u transportua urgjent në spitalin rajonal të Elbasanit pasi u a.ksidentua teksa shkonte në ditën e fundit të shkollës vetëm pak metra larg saj.

Edhe pse shkolla është ngjitur me rrugën aty s’ka asnjë tabelë që identifikon praninë e një institucioni arsimor apo kufizim shpejtësie.

Dy shkolla ndodhen pak metra larg njëra tjetrës, buzë rrugës në fshatin Mengël. Zona është e banuar dhe lëvizjet janë të shumta, sinjalistika e varfër dhe kujdesi i drejtuesve të mjeteve i ulët, kjo ka bërë që ky aks rrugor të cilësohet si një pikë e zezë përsa i përket aksidenteve.

Më problematike aty situata është gjatë natës ku mungesa e ndriçimit e bën të pamundur identifikimin e kalimtarëve në largësi.

Kjo ka bërë që shumica e aksidenteve këtu të jenë fatale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.