O Zot sa e dhi.mbshme/ Kri.mi go.det këtë familje, vr.et vëllain dhe nipin, pastaj që.llon…

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur para pak minutash. Tre të vdekur është bilanci tragjik pas sherrit mes dy vëllezërve në Xibër të Dibrës.

“Rreth orës 14.24, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Sali Dakuçi, 53 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë, shtetasin Kujtim Dakuçi, 52 vjeç, dhe djalin e këtij të fundit, Flodet Dakuçin, 20 vjeç. Më pas, Sali Dakuçi ka vrarë veten”. Dyshohet se dy vëllezërit fillimisht janë konfliktuar verbalisht, e më tej sherri ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga Sali Dakuçi.

“Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.