O Zot sa e rëndë/ U vetëv.ar në qeli pas burgimit për 12 mijë lekë, reagimi i ashpër i ILD

Një 43-vjeçar nga Kukësi, banues në Kamëz, va.ri veten sot në burgun e Tiranës. Bilbil Hasani po qëndronte me masë sigurie “ar.rest në burg”, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Në një reagim të inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani theksohet se do të kryhen të gjitha procedurat për verifikimin e situatës.

“U njoha nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjeçarit B.H., në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në b.urg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, – deklaroi Metani.