O Zot sa prekëse/ Dra.ma e Alvinit të vogël, të gjithë në lot në studio live

Eni Vasili, gazetarja e emisionit “Open” dhe të ftuarit në këtë studio janë përlotur të gjithë mbrëmjen e sotme. Teksa është transmetuar videoja e “Le Iene” ku tregohet se si Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar i mbetur në kampin Al-Hol përqafon mes lotësh të atin, të gjithë janë përlotur.

Ekranin e kanë ‘mbushur’ lotët dhe gazetares Vasili i dridhej Zeri. Bashkë me të janë prekur edhe të ftuarit që janë Imami i njohur Elvis Naçi, Romina Kuko, zv-Ministre e Punëve të Brendshme, Kreshnik Osmani, Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN.

Lotët janë bërë më të papërmbajtshëm teksa në lidhje direkte është futur gazetari i emisionit “Le Iene”, Taulant Kopliku.

“Ju përmendët italianët të cilët janë interesuar por mos harroni shqiptarët. Kemi kontakte pafund. Ata na pyesin vetëm kaq: A mund të bëjmë diçka? Thjesht na thoni si t’ju ndihmojmë,”- tha Kopliku.

I pyetur nga Vasili nëse po bëhet gjë nga qeveria shqiptare, Kopliku tha se kryeministri Edi Rama nuk ka komunikuar me ta, por publikisht është shprehur se do të angazhohet. TCH