O Zot sa rrë.qethëse/ Nëna e djalit autik rrëfen dr.amën e jetës: Kam fr.i.kë si do jetë e…

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan u ndal këtë të premte tek historia e Nikolaos. Ai ka lindur në Athinë në vitin 2000. Deri në moshën 4 vjeçare ka jetuar në Greqi, më pas u kthye me familjen e tij në Shqipëri, ku jeton me nënën, Eglantinën dhe motrën e tij, Regisa.
Nikolaos është diagnostikuar me elementë të spektrit autik kur ishte 4 vjeç e 8 muajsh, në qendrën shëndetësore në Kombinat. Për herë të parë ka shkuar në shkollë në moshën 8 vjeç e gjysmë, pasi e ëma e tij atëherë gjykoi që Nikolaos ishte gati për t’u futur në shkollë.
Frekuentoi 5 vite shkollë tek ‘Niket Dardani’ dhe në klasën e gjashtë u regjistrua në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’, ku vijon studimet ende sot si maturant. Kur u regjistrua në fillim në Lice, e linin vetëm, pa shok banke.
Ai është 19 vjeç dhe dëshiron që pas përfundimit të maturës, të ndjekë dhe studimet e larta në Universitetin e Arteve, për instrumentin e kitarës të cilin e ka të preferuar.
Nëna e tij, Eglantina ka ndërmarrë një nismë dhe ka ngritur një Klub kombëtar për Prindërit me fëmijë me CSA në mbrojtje të personave të prekur nga autizmi.
E përkushtuar ndaj kësaj kauze dhe e përfshirë personalisht në të, Egla ka arritur që falë përpjekjeve të saj të vazhdueshme t’ia dalë të ndryshojë 2 prej të drejtave të kësaj kategorie: pajisjen me libra shkollorë falas për nxënësit me spektër autik, dhe të mos paguajnë në rastet kur përdorin transportin publik.
Së fundmi, vetëm para pak ditësh, Egla, nëna e tij së bashku me klubin të cilin drejton në pozicionin e drejtores ekzekutive, ka organizuar një koncert dedikuar kauzës së autizmit. Aty mes këngëtarëve profesionistë të ftuar, ka kënduar edhe Niko.
Mirela Milori: Je e qetë që kur të bëhet 40 vjeç-50 vjeç do ia dalë në këtë shoqëri?
Eglantina Bajrami: Shpresoj.
Mirela Milori: Shpreson… Beson?
Eglantina Bajrami: Kur them shpresim do të thotë që besimi është më i vogël se shpresa. Këto janë pastaj sfida që na presin. Jo vetëm mua, na presin të gjitha familjet. Ne jemi çdo ditë para të panjohurës. Kështu ka ecur çdo ditë me Nikon. Çdo ditë ka qenë ndryshe.
Mirela Milori: Një nëne që mund të ketë një fëmijë të tillë tani çfarë do i thoje? Si do i jepje zemër?
Eglantina Bajrami: Mesazhi që unë dua t’i jap nënave sidomos nënave që përballen për herë të parë siç jam përballur unë me Nikon, do u thosha vetëm kaq: Gjëja kryesore për të ndihmuar këta fëmijë është që të pranojnë problemin e fëmijës së tyre. Nëse duhet ta integrojnë është që ta pranojë prindi, jo të fshihen pas fjalës së tyre. Ajo është thjeshtë t’i humbasësh kohë fëmijës nga integrimi i vet. Ndërgjegjësohuni nëna, halli është aty, kërkoni zgjidhjen, gjeni zgjidhjen dhe bëhuni të forta të përballeni me problematikat. /tvklan.al