OBSH merr goditjen e fortë, Amerika del me reagim të rëndë. Ja çfarë ka zbuluar

Organizata Boterore e Shendetit merr nje tjetern goditje nga Shtetet e Bashkuara qe po e dënojnë me forcë përjashtimin e Tajvanit nga Asambleja Botërore e Shëndetit (ABSH), organi vendimmarrës i OBSH.

ABSH filloi takimin e saj vjetor të hënën, i cili u zhvillua praktikisht për herë të parë për shkak të pandemisë COVID-19. Tajvani tha se nuk kishte marrë ftesë për të marrë pjesë si vëzhgues përkundër përpjekjeve të forta dhe “një niveli të lartë të mbështetjes ndërkombëtare”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi përjashtimin e Tajvanit në një deklaratë, duke thënë se Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte “çdo fuqi ligjore dhe precedent” për të përfshirë Tajvanin, por nuk e bëri këtë, nën presionin e Kinës.

“Mungesa e pavarësisë së Drejtorit të Përgjithshëm privon ekspertizën e njohur shkencore të Tajvanit mbi sëmundjen pandemike, dhe dëmton më tej besueshmërinë dhe efektivitetin e OBSH në një kohë kur bota ka nevojë më së shumë se kurrë,” tha të hënën Sekretari i Shtetit i Sh.B.A-së, Mike Pompeo, shkruan Zëri i Amerikës.

Dënimi vjen në një kohë kur Sh.B.A po pezullon fondet për OBSH-në dhe po kërkon reformimin e agjencisë.