Ofendoi Ramën në Facebook, ja çfarë i ndodhi 30-vjeçarit pasi e mori policia mbrëmë natën. Flet i afërmi

Lirohet 30-vjeçari i cili është shoqëruar në policinë e Tiranës, pasi ofendoi kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale.

Ai quhet Rigels Topi. Shoqërimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme për verifikim.

Më pas 30-vjeçari nga Elbasani është lënë i lirë, pasi ofendimi nuk përbën vepër penale.

një i afërm i djalit ka shpjeguar për JOQ Albania se djali është arrestuar dhe se arsyetimi është se ka ofenduar kryeministrin Rama në Facebook.

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje, per lajmin e Rigelsit ne Elbasan nuk eshte e vertete qe nuk eshte arrestuar… qe dje ne mbremje rreth ores 24 te mbremjes, arsyeja ka qene qe ka ofenduar Ramen ne FCB… mbajne nje djale te ri ne burg dhe me pafytyresine me te madhe e mohojne… nuk e kuptoj ku e gjejne guximin kta polica te veprojn si ne xhungel… zot na ruaj!
E lajmeruan dje rreth ores 24 qe e kane arrestuar me pretendimin qe ka ofenduar Ramen, realisht nuk ka qene ne asnje protest… kane frike te flasin familjaret, kan hall se do hakmerren e i heqin familjaret nga puna. E di qe nuk perben veper penale, po kto veprojne si ti doje qefi, ashtu sic mohojne faktin qe e kane arrestuar…”