Ofertat joshëse për mandatet, deputetëve të Shkodrës iu ofrohen para dhe vende pune

Nis beteja e bindjes së kandidateve në listat e PD dhe LSI për pranimin e mandateve, pas doreheqjes së deputeteve. Burime për Shkodraneës bëjnë me dije se në listat e partisë demokratike dhe asaj të levizjes socialiste për Integrim kanë nisur ofertat nga mazhoranca, qofte me vende pune, por edhe përfitime monetare. Megjithese një pjesë e kandidateve e kanë refuzuar, të njëjtat burime sqarojne se brenda pak ditësh pritet që të paktën dy emra të thonë po, e kështu të dorëzojnë në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe më pas të bëjnë betimin në kuvend, duke ndjekur kështu hapat e katër deputeteve të parë që e morën këtë mandat.

Paradoksalja në gjithë këtë amulli është në faktin se nga listat e gjata dhe shumë emerore, ku nuk kanë munguar as aleatët, opozita nuk po arrin t’i kontaktojë një pjesë të këtyre emrave, duke u gjendur e pafuqishme që t’i bind të thonë jo. Natyrisht me pranimin e tyre, në kuvend shtohen numri i deputeteve dhe mazhoranca mund të ketë përballë një opozitë, që pertej faktit se si do të jetë ajo, i jep garancinë për të qëndruar në pushtet. Nga ana tjetër emrat që kanë refuzuar nga radhët e opozites për dorëzimin e formularit të dekriminalizimit, një pjesë e tyre thonë se kanë qënë të detyruar qoftë nga ndikime politike, e qoftë nga presioni i shtuar këto ditë.

Sikur të mos mjaftonte kjo për një pjesë të opozitës, edhe ish deputetet që nuk janë më pjesë e listes tashmë e kanë më të vështirë të menaxhojnë situatën, për sa kohë shtabi elektoral është i pakoordinuar, mungojnë orientimet e plota politike dhe në lojë kanë hyrë edhe çeshtjet financiare. Kjo amulli rrezikon seriozisht egzistencën e opozitës, për sa kohë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi vetëm ftojnë njerëzit në protesta, pa pyetur për shpenzimet, mundesine reale të opozitës dhe aq më shumë te degeve lokale që gjenden mes një mori problemesh edhe organizative./ShkodraNews