Oh çfarë dhimbje! Historia që i përloti të gjithë, si iu kthye muaji i mjaltit në tragjedi këtij çifti të ri

Kjo është një nga ato historitë që vërtetë të prek në shpirt dhe të bën të kuptosh sa të vegjël jemi në këtë jetë.

Një çift i ri, të cilët u nisën për pushimet e muajit të mjaltit në Florida, u ndodh tragjedia.

Cheyenne Hedrick dhe Dalton Cottrell qëndruan vetëm disa ditë të martuar, pa e ditur se në muajin e mjaltit do ndaheshin përgjithmonë.

I apasionuar pas detit, Dalton vendosi të eksploronte brigjet në Florida, por gruaja e tij ka treguar se ishte hera e parë që ai s’kishte fuqi.

22 vjeçari u përpi nga deti dhe u desh ndërhyrja e rojeve detare që ta nxirrnin atë në bregdet. Kur doli, ai po nxirrte shkumë nga goja.

Ndonëse, ambulanca erdhi menjëherë, Dalton fatkeqësisht ndërroi jetë. E reja mes lotësh ka treguar se si burri i saj humbi jetën përballë saj, vetëm tre ditë pasi ishin martuar.