Oh çfarë ditë zie, sporti përcjell me dhimbje trajnerin e njohur dhe të dashur për shqiptarët

Futbolli italian është në zi për ndarjen nga jeta të Gigi Simoni: ish-trajneri i Inter, Napoli e Lazio nuk ishte mirë prej kohësh. Në qershorin e vitit të kaluar ishte goditur nga një sëmundje e rëndë. Simoni, 81 vjec, në 1997/98 arriti të fitojë Kupën Uefa me Inter. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ka siguruar edhe tre promocione në Serie A, një Kupë Anglo-italiane me Cremonese e fitoren e Pankinës së Artë në të njëjtin vit me Kupën Uefa dhe me polemikat më të forta të historisë mes Juventus e Inter dhe penalltinë e famshme në kontaktin Iuliano-Ronaldo.

Futbolli italian qan sot një njeri xhentil e gjithë integritet. Një shembull do të thuhej në kohë të tjera. Në moshën 81 vjecare Simoni, trajneri që udhëhoqi Inter në 1997/1998, ose më saktë në vitin e fitores së Kupës UEFA e të garës kokë më kokë me Juventus. E pamundur të harrohet viti i vetëm në krye të zikaltërve, që e bëri legjendë për tifozët e Inter. Mes polemikave e festimeve, Simoni ishte trajneri i parë i Fenomenit Ronaldo në Itali, duke e udhëhequr skuadrën në luftën e pafund për titull me bardhezinjtë, në atë sezon. Dueli u zgjidh në përplasjen direkte, fituar nga bardhezinjtë me polemika. Simoni përfundoi me karton të kuq për protestat ndaj arbitrit Ceccarini, “fajtor” se nuk fërshëlleu penalltinë për një kontakt në zonë mes Iuliano e Ronaldo.

Në karrierë, Simoni, një prej dekanëve të teknikëve italianë, ka drejtuar edhe Napoli, Lazio e për shumë kohë, Genoa. Por edhe Cremonese, Pisa, Lazio e shumë skuadra të tjera. Pavarësisht se kujtohet gjithnjë për atë 1998, me kuqeblutë ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si trajner. I lindur në 22 janar 1939 në Crevalcore, si lojtar ai kishte veshur fanellën e Napoli, Torino e Juventus mes të tjerave, për të vazhduar më pas karrierën si trajner tek Genoa, ku kishte përfunduar karrierën e tij. Simoni fitoi me Napolin, si lojtar, në sezonin 1961/1962 Kupën e Italisë.