Oh na u copëtua shpirti me këto fjalë, Elvis Naçi ka një thirrje urgjente: Më dridhet dora teksa shkruaj, por…

Imami i njohur Elvis Naci ka shperndare nje postim shume prekes dhe qe te rreqeth mishin ne rrjetet sociale, i cili te ben te kuptosh se ne cfare realiteti te hidhur jetojme, ku ne nje vend kaq te vogel sa Shqiperia, brenda kesaj harte te vogel, ende ngre krye mjerimi migjenian.

POSTIMI PREKES

Urgjente! Shperndaje!
Miq, vellezer e motra, sot kemi nevoje per ju! Udhetova ne fshatin Malvilez, per ata qe mund te kene degjuar, mund ta quash pa frike rruga mjerimit. Pas dy ore e gjysem udhetim, mes malesh e gropash ku shpeshhere makina qe na dergoi iu desh te humbte mes gropave dhe baltes. Mendoja se kurre pas atyre maleve ka jete. Nje familje e harruar, mes skamjes dhe mjerimit qe ma cau zemren dhe ma trishtoi shpirtin. I gjetem agjerueshem dhe falenderues, ne kushte qe cdo sekond i rrezikohej jeta ne ate shtepi, jetonin pese femije, Asllani djali qe shikoni ne foto, eshte 14 vjec i lindur me anomali, epilepsi dhe peshonte vetem 14 kg. Plaget e atyre prinderve mes sakrificave te cilat i detyronin ta conin me furgona me jave neper spitale me bene te me lotoje shpirti. Asllani nuk flet, as nuk mund te ankohej, e kjo ua coptonte zemren prinderve e bashke me te tyren edhe timen. Shtepia ku banonin ishte kthyer ne nje makth, cdo dite qe zgjoheshin ishin falenderues qe Zoti u kishte dhene edhe nje dite jete! Nuk e di nuk kam fjale. Eshte nje rast urgjent per te cilin u nisa vete nga Tirana. Ishte nje familje punetore me bujqesi, por nuk mund te siguronin per te kursyer, mbi te gjitha jeta e tyre ishte ne rrezik! Nuk munda te prisja me, e ndava urgjent me ju Vellezer dhe Motra, qe te ndihmojme para se te jete vone dhe te shembet Shtepia dhe degjojme ndonje lajm tragjik. Le te behemi bashke, me lutje, me shperndarje te statusit, mbase beheni shkak dikush ta lexoje dhe ta nxjerrim kete familje nga ajo tragjedi dhe mjerim migjenian. Kam mbetur pa fjale, dora me dridhet kur po e shkruaj kete status, perpara kam fytyren e Asllanit te vogel dhe te dy femijeve te tjere, Marlindit 10 vjec dhe Elizes 8 vjec qe eshte ne foto me mua. Ajo vogelueshe kishte bere operacione ne zemer dhe ne kembe, hallet e asaj familje me trishtuan, e sot ata kane nevoje per ne… Zoti na ruajte dhe na begatofte!