Oh sa dhimbje, iku edhe një aktore tjetër shqiptare. Fjalët e ndjera të vajzës së saj: O ma, pse na mungove në këtë Krishtlindje…



Fjalë të ndjera nga zemra e një vajzë që ka humbur mamanë e saj ne keto dite te gezuara, qe per te tani u kthyen ne nje dhimbje te madhe. Juna, vajza e aktores Eva Pëllumbi e ndarë nga jeta një ditë më parë i ka bërë një dedikim prekës nënës së saj me disa vargje.



“O ma! O nene e palodhur dhe e pamposhtur qe sakrifikove çdo gje per mua. Si mund te pushonte se rrahuri ajo zemra jote aq madhe plot dashuri por edhe plot plage? Sa shume dashuri dhurove… dashuri qe po me kthehet mua si boomerang dhe e ndjej me shume se kurre nga te gjithe ata qe te njihnin ty o Ma! qenkan shume, shume, nuk numerohen. Njeri nga ta shkruan keto fjale… po ti le ketu, mbase te arrijne o Ma.



IKU EVA?! MOS! Mos PINOK!
Mos më gënje.
Të lutem dil nga roli!
Nuk e duroj dot këtë dhimbje.
Ne të prisnim të gjithë,
pse na mungove në këtë Krishtlindje?
Eva! O artiste,o shoqe,o mike!
Ne të prisnim me buzëqeshjen tënde klasike…
Pse na le vetëm kështu?
Pse kaq pabesishtë na ike?
Po ç’them edhe unë?!
Pinok,mjaft! Dil nga Roli! Mos na gënje!
Nuk ikën kështu EVA…
Ka shkuar të pushi pak mbi re…
Eva do jetoi në zemrat tona përjetë…
Ajo është qiellore,
është Yll.
Do bëhet Kometë…
AH,PINOK,PINOK…mos na gënje!”,
 shkruan Juna.