Oh sa e dh.imbshme! U m.byt në liqenin e thellë, gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të lokalizojnë trupin e Florijana Ismailit, futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys në Liqenin Como në Itali.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos i rishfaqur më.

Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë lokalizuar trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.