Oh sa e trishtë, humb jetën teksa zmadhonte b*thët gruaja. Ja emri i doktorit

Nuk i ka shkuar aspak mirë dëshira për t’u dukur bukur kësaj femre që ka humbur jetën gjatë kohës që po i nënshtrohej ndërhyrjes për zmadhimin e vitheve.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, ishte ne duart e kirurgut te famshëm plastik Dr Ali Reza Samary, në klinikën e tij private nëGjermani.

Sipas mediave lokale, ajo shkoi në gjendje kritike për jetën në spitalin e Duseldorf, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Dr Samary e konfirmoi fillimisht operacionin në rrjetet sociale, por më pas e fshiu postimin për shkak se ndaj tij vërshuan një lumë kritikash. Kirurgu është i njohur për ndërhyrjet e tij tek njerëzit e famshëm. Ai përdor masë dhjamore të cilën e merr nga një pjesë e pa dëshiruar e trupit dhe e fut tek të pasmet, duke i dhënë më shumë volum e formë.

Ai poston shpesh në rrjetet sociale, ku ka rreth 19 mijë ndjekës.