Oh sa gjynah, e godet makina sapo doli nga xhamia. Po l.ufton për jetën, dalin pamjet e aksidentit

Një ngjarje e trishtë i ka ndodhur një besimtari mysliman i cili po l.ufton për jetën e tij pasi u godit nga një makinë teksa doli nga një xhami.

Ngjarja ka ndodhur në Angli, e gjithashtu policia raportoi se ka mbetur edhe një djalë adoleshent i lënduar.

Sipas mediave të huaja, Xhamia Masjid At-Taqwa Leicester tha se një nga adhuruesit e saj ishte plagosur rëndë nga një makinë që dyshohet se u përplas në të jashtë xhamisë brenda natës.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje n të cilat thuhet se tregohet momenti kur një makinë përshpejton dhe tmerron disa kalimtarë, pak para goditjes së pretenduar në orën 1 të mëngjesit.

Xhamia Masjid At-Taqwa Leicester, shkroi në faqen e saj në Facebook: “Mbrëmë natën pas Taravisë, një nga vëllezërit që lutej me ne ishte viktimë e një goditjeje jashtë xhamisë”.

“Ai po lufton për jetën e tij dhe ne kërkojmë nga kushdo që lexon këtë postim për t’i kërkuar Zotit, Zotit të Botëve, t’i japë atij një shërim të plotë e të shpejtë dhe t’i japë familjes së tij mjaft durim për të kaluar nëpër këtë kohë shumë të vështirë”.

“Ne ju kujtojmë të jeni shumë vigjilentë dhe të kujdeseni kur të largoheni nga xhamia”.