Oh t.merr/ Motër e vëlla v.desin pak orë larg njëri-tjetrit në spitalin Covid në Tiranë



Tragjedi në nje familjen ne Prrenjas, ku disa orë pas mësueses së muzikës, Irena, ka ndërruar jetë edhe i vëllai i saj.



Motër e vëlla, kanë qenë të shtruar në spitalin Covid në Tiranë.



Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia e Prrenjasit ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e mësueses, për të cilën thotë se do të mbetet ikona e artit dhe e muzikës së qytetit.

POSTIMI

Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi.

Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.

Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm!

Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, nxënësish, në secilin prej nesh.

U prehsh në paqe mësuese Irena Bajlozi!Ngushëllime familjarëve!