Oh Zot mba dorën, 10 shqiptarë humbin jetën në pak orë

Vijojne shifra alarmante në Kosovë,ku  gjatë 24 orëve të fundit, dhjetë pacientë me COVID-19 kanë humbur jeten.

Ndersa janë regjistruar 224 raste të reja me këtë sëmundje që e shkakton koronavirusi i ri.

Kështu tha në një konferencë për media, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani njoftoi se këto shifra dalin pas kryerjes së testimeve të 434 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 152 persona, duke bërë që në total numri i të shëruarve të arrijë në 4,730.

Sipas shifrave të fundit, numri i vdekjeve arrin në 236. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 8,554.