Oh Zot na ruaj ti se nuk po gjejmë shpëtim, po hamë plastikë përmes këtyre ushqimeve

Studiuesit dhe ekspertët i kanë rënë me kohe kambanave të alarmit mbi atë se çfarë po përfundon në pjatat tona e pastaj ne stomak.

Nje dite me pare, nje studim sh.okues mbi plastikën, i realizuar nga Universiteti i Newcastle me kërkesë të organizatës së njohur mjedisore WWF, tregonte se çdo javë ne gëlltisim një sasi plastike që mund të jetë e barazvlefshme me një kartë krediti.

Janë pesë gramë plastike që merren përmes ujit sidomos atij në shishe, birrës, frutave të detit, peshkut e deri edhe kripës.

Studimi gërsheton të dhënat e 50 kërkimeve të mëparshme, të cilat po e tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen tek pushtimi i natyrës nga grimcat plastike, të gjendura sot në tokë, ujë dhe ajër.

Sipas studimit të ri, pjesa më e madhe e këtyre grimcave janë më të vogla se 5 milimetra.

“Ky është një shqetësim global,- thotë WWF, – i cili mund të përballohet sipas saj, vetëm duke i shkuar deri në rrënjë problemit, që do të thotë, duke bllokuar miliona tonelata plastike të cilat vazhdojnë të shpërndahen në natyrë e për këtë është i nevojshëm një aksion në nivel qeverish, sipërmarrjesh e konsumatorësh.