Oh Zot sa e rëndë, në makinën e prokurorit kishte thasë plot me dosje. Tani vjen më e keqja, situata po rëndohet

Teksa prokurori Arjan Ndoja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e Ortopedisë, Durrës, në një deklaratë për “A2”, prokurori tha se në bagazhin e mjetit të tij ndodheshin disa shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore duke konfirmuar kështu lajmin e pak orëve më parë në Top Channel.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja.

Më tej shtoi:

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë”.

Ju kujtojmë se burime brenda Policisë së Shtetit, i thanë Top Channel se në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit së bashku me nje person me rekorde kriminale, janë gjetur disa thasë me dokumente. Ndër këto dokumente është gjetur edhe dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë me pare, si edhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi!

Të njëjtat burime thanë se pista kryesore e hetimit është pikerisht një konflikt për tokat e pretenduara nga familja e viktimës, ku disa kohë më parë është bërë një transaksion i dyshimtë në hipotekën e Durrësit në favor të një organizate kriminale, çka mendohet se ka çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni!

Nëse e gjithë sa u tha nga burimet për Top Channel rezulton e saktë, atëherë del në pah lidhja e supozuar mes prokurorit dhe personit me rekorde kriminale që gjendej në makinë me të, i cili figuron pjesëtar i asaj organizate.

Në maj të vitit 2018 në Prokurorinë e Durrësit ndodhi një grabitje e dokumenteve nga persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin. Në atë kohë u dha se asnjë dokument nuk kishte humbur sepse ishte i dubluar. Dokumentet e tjera sipas burimeve lidhen me ish gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua me një b o mbë në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një e ksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Një nga pistat kryesore të vr asjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.