Ohh kjo foto qenka e adhurueshme, ish-deputetja sërish nënë, poston ‘mrekullinë’ e saj

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku është bërë sërish nënë, për herë të tretë. Ajo është nënë e dy vajzave ndërkohë që dje ka sjellë në jetë edhe një djalë. Tabaku ka ndarë një foto ku duket dora e saj dhe ajo e vogëlushit të cilin ka vendosur ta quaj Dren.

“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllackon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!’, shkruan Jorida Tabaku në postimin e saj në Instagram.